Ne iu mbështesim dhe iu këshillojmë
1. Promovimi i bashkëpunimit ekonomik
Shoqërimi i kompanive bavareze për investimet dhe hapjen e bizneseve në Shqipëri.
- Kontaktet me autoritetet, bankat, dhomat tregtare dhe shoqatat;
- Mbështetja dhe shoqërimi gjatë proçesit të rregjistrimit dhe hapjes së bizneseve;
- Konsulta dhe këshillime ligjore (e drejta e punës, e drejta e sigurimeve shoqërore, e drejta tatimore, faturimet, sigurimet etj.);
- Mbështetje në procesin e kërkimit të vendndodhjeve, hapësirave dhe personelit;
- Shoqërimi i delegacioneve;
- Aktivitete informative.
Promovimi i tregtisë ndërmjet Shqipërisë dhe Bavarisë.
- Kontakte me autoritetet, bankat, dhomat dhe shoqatat;
- Paraqitjet e përbashkëta në panaire;
- Organizimi i dialogut ndërmjet sektoreve;
- Aktivitete informative.
Promovimi dhe kultivimi i shkëmbimit ekonomik-politik.
- Aktivitete informative.
2. Promovimi i arsimit profesional dhe kualifikimeve
Kualifikimi i të rinjve, si dhe i punëtorëve dhe i punonjësve të specializuar në Shqipëri dhe Bavari.
- Bashkëpunim me shkollat profesionale;
- Bashkëpunim me qëndrat e kualifikimit;
- Zbatimi i programeve të përshtatshme sipas nevojës së grupeve profesionale.
Ofertat për kualifikim në Shqipëri.
- Qëndra arsimore e ekonomisë bavareze (bbw) e. V.;
- Shkolla e lartë e ekonomisë bavareze HdBW;
- Partnerë të jashtëm.
Ofertat për kualifikim në Bavari.
- Qëndrim jashtë shtetit në shkollat e larta bavareze;
- Qëndrim jashtë shtetit në shkollat profesionale bavareze;
- Qëndrim jashtë shtetit (praktikë) në ndërmarrjet bavareze;
- Bursa të vbw.
3. Prespektiva te punësimit te specialistëve dhe fuqisë punëtore nga Shqipëria në Bavari
Punësim për një periudhe kohore të kufizuar.
- Kërkimi i një vendi pune të përshtatshëm, i cili përputhet me kërkesat e aplikantëve shqiptarë dhe me kërkesat e punëdhenësve në bavari;
- Emigracioni i fuqisë punëtore të kualifikuar (sipas rregullores në fuqi për ballkanin perëndimor).
Mbështetje gjatë procesit të kryerjes së proçedurave të nevojshme për marrjen e lejes së qëndrimit.
- Mbështetje gjatë aplikimit për lejen e qëndrimit;
- Mbështetje për të vërtetuar rregullsinë e dokumentave që duhen dorëzuar dhe rrespektimi i afateve të dorëzimit;
- Mbeshtetje gjatë proçesit të njohjes së diplomave;
- Organizimi i kurseve të gjuhës dhe kualifikimeve shtesë të nevojshme.
Mbështetje gjatë proçesit të bashkimit familjar.
Rreth nesh
Në emër të ekonomisë bavareze.
Ne jemi unioni qëndror, i pavarur që përfaqësojmë interesat e të gjithë sektorëve të ekonomisë bavareze dhe përfaqësojmë mbi 200 shoqata punëdhënësish dhe të ekonomisë si dhe anëtarë me status të veçantë.
Në degët e bashkësive të anëtarëve të VBW në të gjithë Bavarinë janë aktiv rreth 4,8 milionë të punësuar me sigurime shoqërore të detyrueshme. Ata përbëjnë afërsisht 90% të të gjithë të punësuarve në landin federal të Bavarisë.
vbw (Shoqata e Industrisë Bavareze) ecën me kohën. Ne jemi të shpejtë, fleksibël dhe preçizë.